FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti: Rikthim urgjent i vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page me të cilin diskutoi lidhur me krizën në vend, si dhe mbi zhvillimet në rajon.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindjen se ato do të vijojnë të jenë edhe më dinamike në të ardhmen, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregëtar. Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e shtuar të Britanisë së Madhe përmes burimeve njerëzore dhe financiare në ndihmë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik, sikurse u premtua gjatë Samitit të Londrës.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Këshillit të tetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?