Presidenti Thaçi mohon se është pyetur nga gjykata speciale
Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar lajmin e publikuar në mediet serbe se javë më parë ai është intervistuar nga Gjykata Speciale. Lajmi i tillë, i botuar në ‘Novosti’ bazuar në burime diplomatike, është quajtur ‘shpifje’ nga i pari i Kosovës.
“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe”, shkruan Thaçi në Facebook.
Po Thaçi, është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet një ftesë të mundshme të kësaj Gjykate.
“Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, shtoi ai.
Ai e ka quajtur të dinjitetshme luftën e UÇK’së.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH”, tha Thaçi.
KOHA JONË SONDAZH

