Presidenti Meta uron: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios!
Presidenti Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook uron “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios”. Këtë postim, ai e ka shoqëruar edhe me një foto të vjetër të stafit të parë të Radio Tiranës.
Postimi i plotë i Metës:
Me këtë foto të stafit të parë të Radio Tirana, u uroj sot “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios” të gjithë drejtuesve, gazetarëve, folësve dhe komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të radiove shqiptare.
Mirënjohje për punën e palodhur, sakrificat dhe përkushtimin profesional e mbi të gjitha njerëzor për të përcjellë tek miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.
Nderim dhe respekt përjetë korifenjve të paharruar të radios shqiptare, të cilët lanë pas një trashëgimi të vyer!??

KOHA JONË SONDAZH

