FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën, SPAK do hetojë dosjen “Dvorani”

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për hetimin e padisë së presidentit Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Mësohet se kjo dosje do ti kalojë SPAK-ut, për shkak se kemi të bëjmë me një akuzë ndaj një zyrtari të lartë siç është Kreu i Emërimeve në Drejtësi. Ka qenë prokurori i Tiranës Alket Mersini ai që ka shpallur moskompetencën për vijimin e çështjes, ndërsa më herët kishte qenë po ky prokuror që kishte marrë në pyetje presidenin lidhur me akuzat e ngritura ndaj Dvoranit.
Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit.
Vetë Gjykata Kushtetuese, edhe sot nuk e ka njohur Vorpsin si anëtare, edhe pasi kjo e fundit u betua pranë një notereje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?