FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokuroria: Vangjush Dako po hetohet

Vetë organi i akuzës e ka bërë sqarimin në emisionin “Opinion” në Tv Klan pas kërkesës së gazetarit Blendi Fevziu për të saktësuar nëse kreu i Bashkisë së Durrësit po hetohet për blerje të votave.

“Vazhdojnë hetimet me ritme të përshpejtuara. Fakti që nuk është personi nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë”, deklaroi Prokuroria Shqiptare për emisionin “Opinion”.

Sot kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka marrë informacione që Vangjush Dako do të arrestohet. Kreu i Bashkisë së Durrësit ka dalë në disa përgjime të Prokurorisë duke biseduar me anëtarët e bandës së Avdylajve, të arrestuar para disa muajsh për trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Dako ka pranuar se ka biseduar me ta, por sikurse flet dhe takon çdo qytetar gjatë zgjedhjeve. Opozita e akuzon se Dako është i përfshirë në blerje votash dhe kërkon arrestimin e tij

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?