Protesta e 16 shkurtit. Deputetja: Rama do fshihet në Vlorë

Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të ‘braktisur’ Tiranën për Vlorën ditën e protestës së opozitës. Sipas saj, vizita e Ramës në qytetin bregdetar ishte e paplanifikuar më parë, në një kohë që pyet se çfarë do u premtoj vlonjatëve.

“Si deputete e Vlorës, vizita e kryeministrit të vendit në qytetin tim do të më gëzonte. Sepse një kryeministër i përgjegjshëm udhëton dhe viziton me një agjendë të caktuar, me një premtim të mbajtur që do t’jua komunikojë zgjedhësve, apo me një premtim të ri, i cili do të besohet më lehtë nëse është realizuar një premtim i mëprashëm.
Të shtunën kryeministri është në Vlorë. Do të bëjë premtime me siguri, por do të jenë të llojit: sa të jem unë dhe Partia Socialiste kjo opozitë nuk vjen në pushtet! Opozita ndërkohë do të jetë në Tiranë për protestën e 16 shkurtit. Kryeministri nuk do të jetë në zyrë, por ai nuk gjendet në zyrë që prej 6 vitesh. Çfarë tjetër e shpjegon keqqeverisjen?! Ai udhëton, shëtit, hap ekspozita dhe bën statuse. Nganjëherë edhe fshihet. Në Vlorë”, shkruan deputetja Meçorapaj.

Opozita do protestojë të shtunën, ku do kërkojë largimin  kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Kabineti të jetë i përbërë nga figura të gjithë-pranuara dhe të përgatisë terrenin për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?