Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi takon Ambasadorët e BE-së
Një javë para protestës së 16 shkurtit të organizuar nga opozita, kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi mësohet se ndodhet në një takim me Ambasadorët e Bashkimit Europian. Në takimin që zgjati përreth 2 orë, Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili. Kryemadhi për medit tha se ishte një takim informues ku ndanë qëndrimet e LSI për hapjen e negociatave dhe përshpejtimin e reformave.
”Është takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorët e BE por edhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, si dy institucione që janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. LSI ndau opinionet me institucionet ndërkombëtare sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt. Sot Shqipëria më shumë se kurrë është shumë vonë në procesin e integrimit europian dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka asnjë drejtim tjetër”.
Kur u pyet nëse pjesë e diskutimeve ishte dhe protesta, Kryemadhi tha: Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e Ambasadorëve por në tryezën e çdo shqiptari. Kur u pyet nëse pjesë e diskutimeve ishte dhe protesta, Kryemadhi tha: “Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e Ambasadorëve por në tryezën e çdo shqiptari”.
A ju shprehu Ambasadori i BE-së të njëjtin vlerësim siç i shprehu Gjonajt dje se reforma në drejtësi po ecën?
Reforma në drejtësi nuk mund të ketë dy standarde. Për bashkëshortin e Donika Prelës nuk ka problem pse nuk ka paguar tatimet ndaj shtetit shqiptar ndërsa një prokurore tjetër duhet të sjellë vërtetimin që kushëriri i saj ka paguar apo jo tatimet në Itali për 25 mijë euro.
KOHA JONË SONDAZH

