Protesta e Opozitës, Braimllari: Rama të mbajë larg provokatorët

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në një dalje për media ka komentuar mbarëvajtjen e protestës së 16 shkurtit, e cila është organizuar nga opozita e bashkuar.

Braimllari përmes një apeli kërkoi nga kryeministri Edi Rama të mbajë larg protestës provokatorët. Deputeti i LSI-së tha se Policia e Shtetit nuk duhet t’i shërbejë politikës por sigurisë publike.

“Nuk ka për detyrë të bëjë politikë. Policia e shtetit të respektojë rendin dhe sigurinë politike dhe mos t’i shërbejë politikës. Ende janë në kërkim 3 drejtues të lartë të policisë së shtetit, të cilët ishin bërë njësh me krimin. Paralajmërojmë Edi Ramën të mbajnë larg provokatorët nga protesta e ditës së shtunë. I vetmi person që kërkon të destabilizojë vendin është Edi Rama”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?