Protesta në mediat botërore: Si në vitin ’90 kur u rrëzua Enveri (FOTO)

Në Ballkan, në Europë e në botë, protesta e opozitës dhe e shqiptarëve ka gjetur pasqyrim tek mediat më kryesore. ”Në Shqipëri protesta kaq të mëdha nuk shiheshin që kur populli rrëzoi regjimin e Enver Hoxhës në vitin 1990”. Kështu e nis kronikën e sotme televizioni italian ”Rai2”, që raporton për protestën e sotme të qytetarëve shqiptarë në Tiranë. Televizioni italian vë në dukje faktin se shumë shqiptarë kanë ardhur nga jashtë për të protestuar kundër qeverisë. Mediat britanike, gjermane, greke, turke etj i kanë kushtuar vëmendje situatës politike në vend.

“Daily Mail”

Mijëra protestues, mbështetës së opozitës shqiptare, rrethuan godinën e parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Kështu e nis artikullin për protestën e sotme të opozitës gjigandi mediatik britanik ”Daily Mail”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, media në fjalë i bën jehonë edhe faktit që parlamenti ishte i rrethuar me tela me gjemba, ndërsa séance plenare u anulua. “Qindra policë dhe tela me gjemba ishin mbrojtën parlamentin nga protestuesit, ndërsa sesioni parlamentar i së enjtes u anulua. Ne do të drejtojmë një proces paqësor dhe demokratik për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri’, citon “Daily Mail” kren e PD-së. Qeveri socialiste, e cila ka 74 nga 140 ndenjëse në parlament nuk ka komentuar, ndërsa gazeta britanike përmend në artikull edhe deklaratat e Federica Mogherinit, Johannes Hahn, ambasadës amerikane në Tiranë, të cilat kërkuan protesta paqësore. ‘Shqipëria shpreson të përfitojë këtë vit hapjen e negociatave me BE”, mbyll artikullin ”Daily Mail”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deutsche Welle

Protesta është trajtuar edhe nga gazeta prestigjioze gjermane Deutsche Welle, duke përmendur masat e marra për mbarëvajtjen e saj si dhe duke përmendur thirrjet e bëra nga ndërkomëtarët që të shmanget dhuna. ‘Shtatë kordonë me policë kanë rrethuar të (21.02.2019) Parlamentin për ta mbrojtur atë nga aktet e mundshme të dhunës, në protestën e dytë masive të paralajmëruar të opozitës. Thirrjet nga faktori ndërkombëtar për shmangien e akteve të dhunës dhe zhvillimin paqësor të protestës vijojnë edhe sot duke iu adresuar të gjitha palëve: organizatorëve, protestuesve dhe qeverisë’, -shkruan DW.

Zëri i Amerikës

VOA i ka dhënë një hapësirë jo të vogël kësaj proteste për të cilën shkruan se ajo u mbyll pa incidente, ndërkohë që trajton edhe rrethimin e Parlamentit nga telat me gjemba. ”Eshtë mbyllur pa incidente protesta e sotme e opozitës, e cila nisi para parlamentit, i rrethuar gjatë natës me tela me gjemba, ndërsa qindra forca policie ishin angazhuar pas informacione që policia tha se kishte për organizimin e akteve të dhunshme, me synim hyrjen në sallën e parlamentit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?