Protesta/Policia ushtron kontrolle, opozita: Nuk ndalet revolta qytetare
Sot opozita zhvillon protestën e dytë, pas asaj të 16 shkurtit. Mbështetësit dhe qytetarë të shumtë janë nisur që nga mëngjesi drejt Tiranës. Ashtu edhe si në 16 shkurt, edhe këtë herë Policia e Shtetit sipas opozitës po mundohet që të ndalojë qytetarët që ti bashkohen protestës së madhe para Parlamentit.
Protestuesit e rretheve janë nisur këtë mëngjes nga qytetet e Sarandës, Fierit, Vlorës, Beratit, Lezhës dhe Krujës. Përfaqësuesit e PD nga Saranda janë nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit me autousë dhe automjete personale. Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi deklaroi se protesta e sotme do jetë më e fuqishme se ajo e 16 shkurtit.
Protestuesit nga qyteti dhe fshatrat e Vlorës me autobusë dhe automjete personale rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm. Edhe nga qyteti i Beratit simpatizantët e PD i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marrë pjesë në protestën që do organizojë opozita në kryeqytet.
Policia ka vendosur postblloqe në akset hyrëse të kryeqytetit Fushë-Krujë-Tiranë dhe Vorë-Tiranë për të identifikuar dhe ndaluar personat me precedentë kriminalë që kanë qëllim të ndërmarrin akte të dhunshme gjatë protestës së opozitës. Ndërsa dje kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi për ndërprerjen e seancës plenare të parashikuar për ditën e sotme.
Përmes postimeve në rrjete sociale, të cilat i lexoni tek lajmet më poshtë, deputetët denoncojnë presionin e Policisë së Shtetit por nga ana tjetër, shprehen se revoltën qytetare nuk e ndalin dot.
R.SH/Koha Jonë/
Kreu i PD në Shkodër: Policia po ushtron presion, gjobit shoferët
”Policia ushtron presion”, deputetja: Qeveria e ”vdekur” nuk ndal dot revoltën
KOHA JONË SONDAZH

