FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS distancohet nga ish-kryebashkiaku, Gjiknuri: Ndjesë qytetarëve të Dibrës

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri, në cilësinë e kordinatorit të Partisë Socialiste për Qarkun Dibër zhvilloi sot një takim me strukturat lokale të partisë në këtë njësi administrative.

Strukturat e Partisë Socialiste në Bashkinë Dibër morën në shqyrtim ngjarjen e ndodhur sëfundi me protagonist kryebashkiakun Shukri Xhelili.

“Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje. Është shumë me rëndësi të ndahet çështja e individit Shukri nga Partia Socialiste, ajo parti e cila e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve. Qeveria shqiptare do ti qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar”, u shpreh z.Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjeti rastin ti bëjë thirrje Prokurorisë ti shkojë ngjarjes nga fillimi në fund. “Qytetarëve të Dibrës ju kërkojmë ndjesë por njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të ndajnë Partinë Socialiste nga sjelljet e individit që nuk përfaqësojnë moralin e kësaj partie”, nënvizoi z.Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?