FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS-ja i mbyll derën Dakos: S’ka më kryebashkiakë me mbi 3 mandate

PS-ja ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Luzim Basha për arrestimin e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Të gjithë kryebashkiakët aktualë, të cilët kanë tre mandate, pritet të mos kenë më mundësi për të kandiduar sërish në zgjedhjet që pritet të mbahen 30 qershor të 2019-ës.

Partia Socialiste i mbyll rrugën për rikandidim, kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Qazim Sejdinit të Elbasanit por edhe Xhelal Mziut të propozuar nga PD, që drejton bashkinë e Kamzës.

PS-ja do të kërkojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të mos pranohet kandidatura e asnjë kryebashkiaku që ka tre mandate. Të njëjtat burime thanë se kërkesa pritet të parashtrohet sot në mbledhjen e KQZ-së në orën 13:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?