PS rrëzon qeverinë Rama, miratohet dekreti i Presidentit

Komisioni i Ligjeve në Kuvend ka vendosur të miratojë dekretin e Presidentit Ilir Meta që rrëzonte ligjin për ”Kadastrën” të përgatitur nga qeveria Rama.

Komisioni votoi në mënyrë unanime për të pranuar dekretin e Presidentit Meta, ndërsa ligji duhet të rishikohet. Ky projekt-ligj për ”Kadastrën” i përgatitur nga qeveria e Edi Ramës ishte në shkelje të Kushtetutës dhe shumë ligjeve të Shqipërisë.

Mazhoranca ka pranuar se ligji kishte shumë paqartësi, duke vendosur të rrëzojë ligjin e përgatitur nga kabineti i Edi Ramës. Oerd Bylykbashi u shpreh se Pranimi i dekretit do të thotë rrëzim i ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta e rrëzoi ligjin, me argumentet se:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bazuar në ligjin nr. 111/2018 “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji, bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr.111/2018 “Për kadastrën”, i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?