FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit: Dënojmë miratimin e ligjit kundër mediave në Shqipëri

Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF) ka reaguar sërish për paketën antishpifje të miratuar pasditen e sotme në Kuvend.

Përmes rrjetit social twitter, ECPMF thotë se dënon ndryshimet e ligjeve për mediat të cilat sapo u aprovuan nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ndryshimet kozmetike të bëra në minutat e fundit nuk i adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Znj. Dunja Mijatovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias i kërkon Presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri” përfundon reagimin ECPMF.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?