FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qëndrimi për Kosovën ERTV sposton Majkon nga Diaspora

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko në një intervistë për “ABC News” deklaroi dje se e mbështeste idenë për ndarje të Kosovës. Si ish-kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, por edhe si i vetmi politikan i Tiranës që ka pasaportë të shtetit të Kosovës, Majko kërkoi nga klasa politike në të dy shtetet që të bëjnë kujdes me idetë “e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve”.
Deklarata e Majkos është një qëndrim i hapur ndaj politikës së Jashtme të Edi Ramës që ka mbështetur idenë e korrigjimit ë kufijve bashkë me Hashim Thaçin. Për të njëjtin qëndrim për Kosovë, kryeministri Edi Rama largoi nga ministrja e Jashtme Ditmir Bushatin.
Efekti i deklaratës së Majkos kundër linjës së Ramës ka dhënë efektet e para. Sot zyra e shtypit e kryeministrit ka thirrur për intervistë lidhur me punën e Ministrisë së Diasporës jo titullarin institucionit, ministrin Majko, që organizon aktivitetin, por zëvendësministrin e Jashtëm, Ejten Xhafaj.
“Në orën 17:30, në ERTV, Etjen Xhafaj, zv/ministër i Jashtëm, intervistë për Samitin e Dytë të Diasporës”,- thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Samiti i Diasporës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, por organizimi i tij është prej ministrisë së drejtuar nga Pandeli Majko dhe institucioni që ai drejton.
Nuk dihet nëse Majko ka pasur angazhime dhe nuk mund të shkonte në studion e ERTV, apo “kryeredaktori” i televizionit (Edi Rama) ka vendosur t’i çojë sinjal duke spostuar ministrin me një zëvendësministër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?