Qeveria nuk tërhiqet nga “Unaza”/ Balluku: Askush s’mund të marrë peng Tiranën

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi në një dalje për mediat se projekti i “unazës së re” nuk është anuluar.

Ajo u shpreh se askush nuk mund ta mbajë peng Tiranës, ndërsa shtoi se ARRSH  nga sot do të jetë e detyruar që garat t’i bëjë publike dhe në transmetim të drejtpërdrejtë.

“Arsyeja se përse po komunikoj me ju është nevoja për t’i dhënë fund aludimeve, deklaratave dhe lajmeve të rreme mbi projektin e Unazës së Re për t’i bërë të qartë njëherë e mirë kujtdo se projekti është i përmirësueshëm por jo i bllokueshëm e aq më pak i anulueshëm. Tirana dhe gjithë Shqipëria që kalon në atë segment kur vjen në kryeqytet s’mund të merret peng nga askush dhe për asnjë arsye. Është folur dhe është stërfolur për kosto dhe kilometra por projekti është tejet kompleks dhe me një numër të konsiderueshëm nyjesh, vepra arti në një distancë relativisht të shkurtër por ama në mes të një zone të mbipopulluar ku intensiteti i banimit dhe aktivitetit do të shkojë duke u rritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i shpronësimeve vijon sipas ligjit, familje në mes të katër rrugëve nuk do të lemë. Bashkia pak ditë me parë kaloi 8 plane zhvillimi për parcela buzë unazës. Iu jep banorëve mundësinë e zhvillimit të pronës kur janë në shtëpi pa biznes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Loti  i tretë do të këtë në tryezë me specialistë me bashkinë e Tiranës dhe ekspertë. Duke mos përjashtuar rishikimin, nëse ka vend për rishikimin për projektin.

Fokusi do të jetë te nyja strategjike, nyja e Shqiponjës. I kam kërkuar ARRSH të përgatitet për cdo garë të jetë live para kamerave dhe në sytë e publikut”, tha ajo.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1089177267953017/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?