“Qeveria Shqiptare ortake me organizatat terroriste”, PD: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

“Partnerë kriminelë në aleancë strategjike” është një libër që fokusohet tek lidhjet e Mafies Shqiptare me Shtetin Islamik (DAESH) nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale gjermane) dalë në qarkullim para dy javësh.

I gjithë libri fajëson kryesisht qeverinë e Edi Ramës për mundësimin e larjes së parave në shkallë masive nga dy grupimet e mësipërme. Autorët Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland dhe Sarah Holland japin shembuj të investiguar se si DAESh përdori struktura mafioze shqiptare për të shitur ligjërisht në Evropë e ShBA naftë bruto të 15 anijeve tanker.

Duke marrë shkas nga këto të dhëna, kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD,  Kreshnik Çollaku përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se lajmi në fjalë përveçse kërkon një hetim të plotë kombëtar dhe ndërkombëtar të specializuar, meriton gjithashtu angazhimin aktiv dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Plotë i Kreshnik Çollakut

Swiss Digital Mobile Reklama

Skandali që poshtëron një Komb.

——————-

Lajmi i bërë publik nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale), ku sipas të cilit qeveria shqiptare, përmes bashkëpunimit me mafien shqiptare në Evropë është futur në linja bashkëpumimi me Organizata Terroriste si DAESH etj, në pastrim parashë, kontrabandë, etj, është lajmi më i rëndë në 29 vite pluralizëm në Shqipëri.

Lajmi i botuar në Gjermani nuk është lajm i ri.

Në raportin e vitit 2018 të Departamentit të Shtetit dhe të CIA-s, qartësisht është bërë publik shqetësimi se “Shqipëria është kthyer në dispeçeri të #OpiumitAfgan drejt Evropës, dhe se “ekonomia më aktive” në Shqipëri është ajo e pastrimit të parave.

Për njohësit e çështjeve të sigurisë dhe atyre ndërkombëtare është fakt i njohur se Trafikimi i Opiumit nga Afganistani në Evropë dhe Pastrimi Ndërkombëtar i Parave të ardhura nga ky aktivitet, janë ekonomitë bazë dhe burimi kryesor financiar i #Terrorizmit.

Vetëm pak kohë më parë zv.Sekretari i Departamentit të Shtetit theksoi se ky aktivitet trafikimi në Ballkan, dhe posaçërisht në Shqipëri, cënon Sigurinë Kombëtare të SHBA dhe Nato.

Qeveria dhe Mafia Shqiptare në bashkëpunim, me këtë implikim të rrezikshëm i kanë dhënë një goditje të fortë #OrientimitStrategjik të Shqipërisë dhe nivelit të besueshmërisë së Shqipërisë në NATO.

Lajmi përveçse kërkon një hetim të plotë kombëtar dhe ndërkombëtar të specializuar, meriton gjithashtu angazhimin aktiv dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Akuza,”Shqipëria partnere me Terrorizmin”, është një vulë e rëndë për popullin e kombin që NATO-s dhe SHBA i dedikon mbijetesën e çlirimin e gjysmës së vet.

Ky është Skandali që poshtëron një Komb.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?