Qytetarët bllokojnë aksin Lezhë-Shkodër, Rama ndryshon rrugë

Kryeministri Edi Rama ka shmangur aksin kryesor Lezhë-Shkodër, pasi në kryqëzimin e Dajçit janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i protestuesve të opozitës. Top Channel mëson se Rama ka zgjedhur një rrugë dytësore për kaluar Lezhën.

Aktualisht, kryeministri Rama ndodhet në bashkinë e Vaut të Dejës, ku po prezanton kandidatin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga Presidenti i Republikës).

Rama do të zhvillojë takim elektoral edhe në Shkodër, por kryebashkiakja Voltana Ademi nuk pranoi të firmoste lejen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?