Rama, Bashës: Miku im s’të ndihmoj dot më
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha për lidhjet e zyrtarëve të qeverisë me krimin.
Në një reagim në Twitter, Rama thotë se Basha është zhytur aq keq sa dhe ai si mik nuk e ndihmon dot më.
“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak! Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?“,- shkruan Edi Rama.
PD prezanton platformën për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi, Basha: Katër pikat kryesore
KOHA JONË SONDAZH

