Rama-Bashës: Mos na provokoni!

Kryeministri Edi Rama vazhdon ti bëjë thirrje Bashës për marrëveshjen e 5 qershorit, ku thotë se “Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!”.

Rama në twitter

Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se..
S’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?