Rama: Bastet vdiqën Sali!
Përmes një statusi në Twitter, Kryeministri Edi Rama shkruan se bastet kanë vdekur dhe për këtë i drejtohet Sali Berisha. Sipas Ramës, ish-kryeministri u ka dalë zot basteve, ndërkohë që opozita sipas tij, ka humbur dhe është peng i një politike të dështuar. ”Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS. Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme. Bastet vdiqën Sali”,-shkruan Rama.
Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS🤡Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme👎Bastet vdiqën Sali👊
— Edi Rama (@ediramaal) October 17, 2018
KOHA JONË SONDAZH

