FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama bën thirrjen e fortë për Bashën nga Përmeti: Ishalla nuk po na dëmton

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në qarkun e Gjirokastrës. Kreu i qeverisë ishte sot në Përmet, ku vizitoi disa nga sipërmarrjet e këtij qyteti. I shoqëruar nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi gjatë vizitës së tyre u ndalën edhe tek një hotel.

Teksa shihte ambjentet e hotelit, i cili nga një pallat i para viteve ’90 ishte kthyer në vendin më të vizituar për turistët, Rama ndau edhe shqetësimin e tij.

Gjatë bashkëbisedimit me pronarin, kreu i qeverisë u lut që lëvizjet e opozitës, e cila pas djegies së mandateve ka paralajmëruar protesta në çdo qytet të mos dëmtojnë turizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishalla nuk po na dëmton kjo që po ndodh këto ditë. Kjo është problemi i madh. Vetëm atë efekt ka kjo se tjetër gjë nuk nxjerrin dot ata. Vetëm të dëmtojnë njerëzit që punojnë dhe të dëmtojnë imazhin e këtij vendi. Këtu punohet shumë me turizëm, punohet me një industri që po merr rritje edhe më të madhe, por ishalla nuk po ndikon shumë’, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?