Rama: Besim se do të hapet drita jeshile për negociatat
Nga Saranda, kryeministri Edi Rama tha se për çeljen e negociatave, do të ndizet drita jeshile. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për kushte, Rama solli shembullin e Malit të Zi.
“Unë kam besim se drita jeshile do të ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër. Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces. Kanë ngritur tymnajën e re PO me kushte. Nuk ka proces për në BE pa kushte. Mali i Zi negocion dhe ka 94 kushte. E rëndësishme është që ne të mos qëndrojmë në vend numëro, por hapa përpara. Ne do të bëhemi anëtarë të BE-së kur të jemi gati, por ndërkohë të shfrytëzojmë këtë proces për një Shqipëri më të mirë”,-tha Rama.
Më tej kreu i qeverisë, shtoi se marrëveshja me Greqinë, do të shihet nga të gjithë, dhe për të cilën u shpreh se: ”qartësisht kemi bërë marrëveshjen e duhur”. “Ne duam një marrëveshje të re dhe kemi bërë në progres të jashtëzakonshme e cila do të jetë e barabartë dhe reciproke për njëri-tjetrin. Marrëdhëniet me Greqinë kanë pasur ngërçet e veta, por do të jetë e drejtë”.
KOHA JONË SONDAZH

