Rama: Burg kush shkel lejen e ndërtimit

Gjatë fjalës së tij në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi se ndërtuesit dhe arkitektët që nuk respektojnë lejet e ndërtimit do përfundojnë në burg.

Po kështu, Rama shtoi se deri më sot kjo ka qenë beteja e tij e humbur, për disa vite me radhë.

“Ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit do të shkojnë në burg. Kur e ke lejen për 8 kate dhe i thonë hajde ma bëj 12, ata duhet të denoncojnë. Ata janë gardiani. Nuk mendohet që arkitekti të shkojë jashtë asaj që është vepra e tij. Duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe të ketë pasoja penale dhe financiare. Gjitha jeta ka qenë kështu. Kjo ka qenë beteja ime e humbur, e kam humbur me shoqatat, me parlamentin, kur isha kryetar bashkie”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?