FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, darkë para Kongresit

Pak orë nga kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste, kryesocialisti do të shtroj një pritje për personalitet e huaja të ftuara në mbledhjen e forumit më të madh të kësaj partie ku do të jetë i ftuar dhe ish kryeministri italian Masimo  D’Alema si dhe deputet dhe një përfaqesi e delegatëve.

Takimi do të mbahet rreth orës 18 në hotel Tirana dhe i paraprin një ditë e cila paralajmëron shumë zhvillime përfshirë dhe debate. Lëvizja për demokraci e mbështetur nga deputeti Ben Blushi i cili këmbëngul për zgjedhje  për kryetarin do të shpalos përpara delegatëve platëformën e bërë publike në asamblen e 9 marsit.

Burime zytare nga selia rozë konfirmojnë për Tv Klan se kongresi do të trasmetohet i gjithë live  dhe i hapur .

Swiss Digital Desktop Reklama

Kongresi do ti nis punimet në orën 10 të paradites së të shtunës me fjalën e të gjithë ministrave që do të prezantojnë arritjet për të gjithë sektorët që drejtojnë por dhe disa deputet që do të flasin për dikastër që drejtohen nga aleatet e LSI. Më pas fjalën do e marr kryesocialisti i cili ashtu siç lajmeroi  përpara asamblesë do ti kërkojë kongresit të shkojnë në referendum për mandatin e tij që ka pranuar se në shkelje të statutit ështe kapercyer prej 3 vjetesh .

Swiss Digital Mobile Reklama

Blushi dhe një grup që e mbeshtesin atë e cilesojnë si të papranueshëm mbajtjen e referendumit. Në kongres do te dëbatohet dhe me pas miratohen dhe ndryshimet në statut.

Këto ndryshime parashikojnë që kur partia është në opozitë kryetari zgjidhet sipas parimit një antarë një votë dhe kur është në pushtet mandati konfirmohet nga kongresi, model i huazuar nga laburistët britanik.

Tv Klan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?