Rama dhe Manastirliu në QSUT: Lentet e syrit falas për pacientët!

Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” do të ketë së shpejti një depo të re farmaceutike, investim i qeverisë shqiptare prej 18 milionë euro. Depoja farmaceutike është një investim jetik për garantimin e sigurinë më të lartë dhe një shërbimi cilësor farmaceutik. Në kantierin e punimeve, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 “Do ketë 7 dhoma frigoriferike, me të gjitha kushtet optimale që duhan për barnat që vijnë. Ka një magazinë të madhe për të gjithë pjesën e serumeve dhe të gjithë elementëve të tjerë. Çdo bar që futet në QSUT është i skanuar me një barkod dhe gjithashtu kur del, deri sa shkon tek pacienti, gjithashtu me barkodin e vet. Është një investim, i cili siguron dhe garanton cilësi,” – tha ministrja Manastirliu, duke theksuar se çdo vit blihen 18 milionë euro barna dhe pasja një depoje me standarde të larta ishte një domosdoshmëri.

Një investim që siguron standardet më të larta europiane të sigurisë dhe cilësisë së barnave dhe një transformim i rëndësishëm për gjithë strukturën e shërbimit të QSUT-së, u cilësua nga Kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë deklaroi se tashmë lentet e syrit janë falas për pacientet. Rama tha se sigurisht që shëndetësia ka halle, por sipas tij, ndryshimi është epokal.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lentet janë falas, ndryshe do u shkonte 350 dollarë një sy, 700 dollarë gjithsej“, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë vizitoi edhe disa nga pacientet, ku nuk munguan batutat.

Rama: Spitali është i poshtër kur e sheh nga larg

Pacienti 1: Po po

Rama: Po dolem në Tv do thonë ky është i FRESSH

Pacienti 2: Të thonë ç’të duan

Rama: Ju trajtuan mirë? Ju morën lekë

Pacienti 3: Jo Jo

Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” do të ketë së shpejti një depo të re farmaceutike, investim i qeverisë shqiptare prej 18 milionë euro. Depoja farmaceutike është një investim jetik për garantimin e sigurinë më të lartë dhe një shërbimi cilësor farmaceutik. Në kantierin e punimeve, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Do ketë 7 dhoma frigoriferike, me të gjitha kushtet optimale që duhan për barnat që vijnë. Ka një magazinë të madhe për të gjithë pjesën e serumeve dhe të gjithë elementëve të tjerë. Çdo bar që futet në QSUT është i skanuar me një barkod dhe gjithashtu kur del, deri sa shkon tek pacienti, gjithashtu me barkodin e vet. Është një investim, i cili siguron dhe garanton cilësi,” – tha ministrja Manastirliu, duke theksuar se çdo vit blihen 18 milionë euro barna dhe pasja një depoje me standarde të larta ishte një domosdoshmëri.

Mes tjerash, Rama u shpreh se në spitalet e vendit ka mjekë dhe infermiere të devotshme, por nuk përjashtoi faktin se ka edhe nga ata të cilët siç theksoi Kryeministri na “turpërojnë”.

Kryeministri Rama vlerësoi e mbështeti punën e mjekeve në sistemin spitalor të vendit. “Këtu dhe në spitalet në tërësi ka mjekë fantastikë dhe infermierë shumë të devotshëm, kuptohet, ka edhe nga ata që na turpërojnë, por e vërteta është që unë e kam parë me shumë njerëz që kalojnë nga spitali, që ndryshojnë mendim kur bëjnë shërbimin, se presin keq dhe ju del mirë,” – u shpreh Kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?