FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama “diversion” nga Lushnja: I vetmi me dy pare mend në kokë doli Myslim Murrizi

Kryeministri Edi Rama tha nga Lushnja se deputetët e opozitës janë arratisur nga detyra dhe se i vetmi me dy pare mend në kokë sipas tij, u tregua deputeti i kësaj zone, Myslim Murrizi.

RamaKu është dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë arratisur nga detyra për të përfaqësuar demokratët e Lushnjës dhe të gjithë Shqipërisë, megjithëse demokratët e Lushnjës, nuk janë krejt të papërfaqësuar sepse ndodhi si ndodhi, unë nuk e di si ndodhi, por i vetmi me dy pare mend në kokë na doli Myslim Murrizi. Sido qoftë, thoni ç’të doni, por unë do kisha dashur ta kisha thënë unë, jo ai atë shprehjen u nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe më rrëzuan mua. Ky ishte revolucioni, revolucion për të rrëzuar Myslim Murrizin. Ajo që po thoja është mjafton të bëni krahasimin. Kjo që është sot jemi ne, ajo që ishte dje janë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?