FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama djersit! Pengesa të reja gjermane për Kryeministrin

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Gjermani, nga qeveria po ”shitet” si mbështetje pozitive për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kurse nga opozita vizita e Ramës ishte si piktor për një ekspozitë. Takimi me Merkel ishte me dyer të mbyllura por sipas pjesëmarrësve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të deputetëve gjermanë për sfidat që rezultojnë nga vërejtjet e progres-raportit.

Së paku, janë 6 kushte të vendosura nga Gjermania dhe Franca që vendi duhet ti plotësojë për të merituar çeljen e negociatave. Kushte të cilat janë: Reformimi i Kodit Zgjedhor; funksionimi i sistemit të Drejtësisë; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; ndjekje penale ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafien; hetim lidhjeve të politikës me krimin si dhe ulja e kërkesave për azil.

Këtë situatë pas vizitës së kryeministrit Rama në Berlin të pasqyruar nga DW, si dhe skepticizmin dhe kundërshtinë e fortë të Presidentit francez, Macron, e ka ilustruar mjeshtri i karikaturës politike, Bujar Kapexhiu nëpërmjet një karikatur të botuar ditën e sotme në Mapo; Pengesa të reja gjermane për Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?