FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Edhe Berisha në kazino!

Rama e vazhdon nga rrjetet sociale ‘luftën’ e tij për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë mëngjes ai ka ndarë më ndjekësit e tij në Instagram një foto të ish-kryeministrit Berisha pranë një makinë loje fati.

Rama krahas fotos shkruan se bastet nuk i shpëton as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar.

“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike” – shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotoja e Berishës është shkrepur gjatë kohës që ka qenë President i Republikës i fotografuar nga agjencia e huaj e fotove CORBIS në një ceremoni të hapjes së lojërave të para të fatit në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?