FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama ende në Fier, protestuesit përplasen me policinë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në Fier një tjetër takim me socialistët. Protestues të shumtë po mblidhen me shpejtësi dhe i janë drejtuar vendit ku Rama pritet të zhvillojë mitingun e vet.

Dje në Fier ndodhi e njejta situatë. Protestuesit bllokuan rrugën në Roskovec dhe Patos dhe dogjën goma, duke lëshuat thirrje në drejtim të Ramës për të dhënë dorëheqjen, ndërkohë që ai ishte nisur drejt Fierit për një takim me gratë e PS-së me rastin e 8 Marsit.

Po njësoj u prit Rama edhe në Fier: protestuesit shkuan afër vendit ku ai do të bënte takimin por u ndaluan nga Policia. Gjatë natës, këta protestues u morën nga shtëpitë e tyre dhe u shoqëruan në Polici për t’u marrë në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pankarta në duar “Rama ik”, “Rama si Chavez” etj, si dhe me vuvuzela qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit. Forca të shumta policie janë në vend duke mbajtur situatën nën kontroll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?