FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama fut edhe Laçin në “gjëndjen e jashtëzakonshme”, por jo Lezhën

Edhe Laçi do të futet në territorin ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ndërsa Lezhën nuk e përfshiu në listë.

“Edhe Laçi do të futet në territorin e gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që çdo i dëmtuar nga Laçi të mos ndihet i përjashtuar”- tha kryeministri.

Më poshtë kryeministri tha se banesat që janë shpallur të pabanueshme do të shemben shumë shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më duhet edhe të riktheksoj se të gjitha palestrat duhet të zbrazen dhe t’i kthehen nxënësve të shkollave. Kjo për zonat urbane. Për zonat rurale do bëjmë çmos që të mos i largojmë nga zona e tyre pasi puna e tyre është e lidhur me bujqësinë. Nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër”- tha kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

As sot Rama nuk i kurseu kritikat për mediat, duke qenë i ashpër me ata që përhapin panik ose publikojnë lajme të rreme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?