FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Gati 5 mln turistë në 8 muajt e parë të vitit

Gjatë prezantimit të projektit të aeroportit të ri të Vlorës, Kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë si një moment të rëndësishëm për ndryshimin e Vlorës. Duke folur për turizmin, Rama theksoi se në 8 muajt e parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë gati 5 milionë turistë. ”Në 8 muajt e parë të këtij viti kanë hyrë në vend 4.85 milionë të huaj, një shifër shumë më e lartë nga vitet e shkuara. Në muajt e verës janë regjistruar 400 mijë turistë më shumë nga viti i kaluar. Në 5 vjet kemi më shumë se dyfishuar numrin e turistëve dhe vizitorëve në Shqipëri. Kjo ka sjell një lloj të ri interesi për ata që duan të investojnë në turizëm. Kërkesa në rritje nga kompani të huaja që duan të investojnë në hoteleri. Kërkesa goxha mbresëlënëse për disa investime të mëdha në sektorin e turizmit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?