FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama kërcënon opozitën dhe qytetarët: Do t’ju godasim!

Edhe pse ligjërisht nuk ka zgjedhje me 30 qershor, Edi Rama thotë se do të votojë ditën e diel. Në një takim me socialistët në Vorë, kryeministri u shfaq me tone kërcënuese ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk mendojnë njëlloj si ai.

Ai ka paralajmëruar kundërshtarët e tij politikë se do nisë t’i godasë pas 30 qershorit. “Në gjithë këtë histori dramatike, që të katandisemi në zgjedhje ku ka vetëm një kandidat në shumë zona, është trishtim. Është një dhimbje që duhet kaluar me vetëdijen që e keqja ka ardhur koha me dalë, ka ardhur koha të shkulet, të refuzohet e të kalbëzohet. Kjo është arsyeja themelore pse më 30 qershor vota ka rëndësi shumë të madhe. Ka ardhur koha t’u japim një goditje kundërshtarëve të Shqipërisë”,- ka thënë Rama.

Deklarata e kryeministrit është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e rrezikshme për ditët që e presin vendin. Sepse zgjedhjet pa kundërshtarë nuk po bëhen nga qytetarët, por vetëm nga kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?