Rama me sytë nga Presidenca: Do t’u japim një mesazh kumbues të dielën!

Kryeministri, Edi Rama, jo vetëm refuzoi ftesën e Presidentit Ilir Meta për diskutime por edhe e ka sulmuar atë në distancë duke deklaruar se sot selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës.

Rama: Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike.

Rama paralajmëron se me qetësi dhe dashuri do t’u japin një mesazh kumbues të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?