FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Gjirokastër flet me studentët (VIDEO)

”Pakti me Universitetin”, është ndalur në Gjirokastër, aty ku Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët e universitetit “Eqerem Çabej”.

Një studente, nënë e një fëmije dhe kryefamiljare, teksa mori fjalën, i tha kryeministrit se i ka shkruar dhe më parë për ta sqaruar nëse ka përfitim për studentët që janë dhe prind, por sipas saj nuk a marrë përgjigje.

”Jam studente, nënë e një fëmije. Të kam shkruar por nuk më je përgjigjur. Unë jam kryefamiljare”, u shpreh studentja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri mohoi që të mos i ketë kthyer përgjigje, por që e ka orientuar të shkruajë në portal, ku të rendisë kërkesat e saj. “Të kam kthyer pergjigje dhe të kam thënë të shkruash në platformë”, iu përgjigj Rama studentes, duke i kaluar më tej fjalën ministres së Arsimit për ta sqaruar për rastin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?