Rama në vend të Bushatit, Duma: Për dreq

E ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë”, deputetja e PD-së, Grida Duma ka komentuar largimet dhe emërimet e reja në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. E pyetur për rolin e Ramës edhe si Ministër të Jashtëm dhe a është më i mirë se Buashti, Duma dha këtë përgjigje. ”Për dreq”, duke thënë se nuk ka fare diskutim për këtë ndryshim. Kryeministri takon ministrin e Jashtëm, pra Rama-Ramën. Si ndodh në këto raste pyet Çani? Duma: ”Nuk është më prioritet integrimi, ne diskutojmë që ministria e Jashtme, pra nuk arrinte dot ministri të shihte agjendën diplomatike dhe integrimin dhe thoshin që nuk duhet shkrirë”.

Pjesë nga intervista, ja si i cilëson Duma ndryshimet:

Senida- Braçe- Më mirë, sepse Braçe është figurë politike shumë e gjatë, përfaqëson një pjesë të palcës së PS dhe se defekti i Ramës ishte se është mbushur me ministra teknicien. Por në fakt Braçen e ka përdor si kapak pusete dhe ka thënë që “ky s’ka asgjë në dorë, dhe unë mbyll diskursin nëse kam qeveri teknike apo jo”. Mund ta kishte vënë edhe më par them unë

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri- Balluku- Më mirë Balluku, ka periudhë të gjatë në ekzekutiv, Gjiknuri është në një sërë aferash korruptive, në dëshmi themi, politikisht se unë nuk jam gjykatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmetaj-Denaj- Për dreq nuk është, më mirë nuk është… zonja është pjesë e ekspertëve në ekonomi, por edhe ministri që s’ka qenë pjesë e ekonomisë e ka qarë këtë ministri… pra më mirë, se është në respekt të zonjave!

Nikolla- Shahini-  Më keq sepse nuk është në politikë, dhe se ministrja që iku duhej të mbante përgjegjësi

Kumbaro-Margariti- Për d!req!

Qato-Shalsi- Për dreq, Shalsi përdoret si kapak pusete!

Pelkeshi-Çuçi-Për dreq!

Rama –Bushati- Për dreq, nuk ka diskutim!

Spiropali- Po lere tani, të shohim… se nuk e kemi krahasim këtë… por nëse ti do ta krahasosh me hiçin… (qesh)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?