Rama nis hakmarrjen – Procedohet penalisht Voltana Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për pengim të procesit zgjedhor.

Shkak për këtë procedim janë bërë kyçja e ambienteve të destinuara për votim nga KQZ, objekte të cilat janë nën administrim nga Bashkia e Shkodrës, çka është konsideruar si pengim për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në bashkinë më të madhe në veri.

Sipas burimeve nga PD Voltana Ademi është shprehur se e priste këtë vendim dhe ky është ndëshkimi që bashkia e Shkodrës ka bllokuar zhvillimin e një procesi farsë.

Swiss Digital Desktop Reklama

PS hyn me forcë në ambientet e bashkisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata në qendrat e votimit në Shkodër nuk ka qenë aspak e qetë gjatë gjithë ditës së djeshme. Persona të cilët janë kanë për detyrë transportimin e materialeve zgjedhore kanë hapur forcërisht dyert e shkollave. Me dara në duar ata kanë prerë zinxhirin i cili kishte bllokuar derën e shkollës “Ali Laçej”, me qëllim pengimin e kthimit të saj në një qendër votimi. Kujtojmë që një veprim i tillë ka ndodhur dhe në shkollën “Edit Durham” po në qytetin e Shkodrës. Institucionet publike, pronë e Bashkisë Shkodër nuk kanë lejuar nga Voltana Ademi të përdoren si qendra votimi. Pas vendimit për moslejimin e institucioneve publike nga ana e Bashkisë Shkodër që të ktheheshin në KZAZ për procesin e sotëm, dhe incidentit të ndodhur në shkollën “Jordan Misja” në këtë qytet, punonjës të policisë së shtetit kanë kërkuar nga rojet e shkollave të hapin dyert. Pavarësisht urdhrit të paraqitur nga policia-rojeve për hapjen e ambienteve të shkollave të cilat janë nën administrimin e bashkisë , roja i shkollës “Jordan Misja” në Shkodër, në të cilën janë planifikuar për tu ngritur dy KZAZ nuk ka pranuar pranuar të hapë derën. “Jam në orar të punës ashtu sikurse edhe ju. Kam dalë për ditën e punës dhe nuk jam pendueshëm. Kam 27 vite roje ne kete shkolle”, është shprehur roja i shkollës, duke thënë se nuk e ka mbyllur ai me zinxhirë e për këtë arsye nuk e ka ai çelësin për ta hapur.

Socialistet duke shperthyer ambientet ne pronesi te Bashkise Shkoder

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?