Rama për “Libero”: BE, hipokrite ndaj emigrantëve, Italia të ankohet

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Libero”,  dhënë për drejtorin e kësaj gazete Pietro Senaldi, i cili ishte dhe një nga pjesëmarrësit e panelit të debatit në studion “Porta a Porta” të Bruno Vepsa-s, ku pak ditë më parë ishte i ftuar Rama. “Në Shqipëri opozita është jashtë parlamentit, të tërhequr mbi “malin Aventino” siç thoni ju italianët shprehje e përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali pas largimit të disa deputetëve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit por unë nuk jam Duçja”,-thotë Rama.

Gazetari pyet se a është hyrja në Europë një bast fitues, Tirana zhvillohet e BE ecën me ritme të ngadalta? “Dua të çoj vendin tim në Europë”,-përgjigjet Rama, jo aq për ekonominë se sa për politikën e jashtme. Kemi shumë tregues se pas protestave të këtyre ditëve kundër qeverisë time, është aksioni i fuqive të huaja. Në Shqipëri kemi nevojë për institucione të forta e të integruara në BE, për të ndjekur modernizimin e luftuar korrupsionin që ende është i lartë”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka komentuar në këtë intervistë dhe problematikën e emigracionit me të cilën po përballet Europa e objekt i mjaft debateve të forta me shtetin italian. “Mendoj se BE duhet t’i jap fund sjelljes së saj hipokrite e se është e papranuehsme që BE akuzon Italinë për xenofobi e më pas e braktis në çështjen e emigrantëve” thotë Rama Ndërsa për ministrin e e brendshëm Matteo Salvini e populistët italianë, kryeministri shqiptar thotë se kupton motivet e sjelljes dhe të ankesave të tyre”. “Politika e mëparshme europiane për një emigrim të pakontrolluar falimetoj, duke provokuar efekte shkatërruese”, e mbyll intervistën e tij në “Libero”, kryeministri shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?