Rama: Unë po bëj reforma të mëdha

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet përmes një mesazhi të koduar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka thirrur në një manifestim shqiptarët, më 2 mars, për mbrojtjen e Kushtetutës dhe demokracisë kundër grushtit të shtetit.

Përmes një mesazhi ë “Twitter”, Rama nuk ka përmendur emrin e Presidentit, por thekson se nuk duhet humbur kohë me ata, që sipas tij, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër qeverisë.

Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?