Rama: Politika qorre e opozitës goditi Shqipërinë në sytë e botës

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar me një status në “Twitter” duke thumbuar opozitën për protestën e djeshme, e cila sipas tij do dëmtojë imazhin e Shqipërisë.

Numri një i qeverisë shkruan se politika kjo protestë nuk goditi qeverinë, por u dha material atyre që janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Çfarë trishtimi e jehona e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE #TURP”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?