Rama premton rritje pagash
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar se buxheti i vitit 2019 ka deklaruar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë se vitet e tjera. Në fjalën e tij shefi I qeverisë ka theksuar se duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mësuesit 7%, infermierët 10% dhe ushtarakët 5-7%.
“Buxheti i 2019 është i gjashti që do aprovohet me propozim të qeverisë socialiste, kujtoj se në buxhetin e parë kishim detyrimin të përballeshim me shlyerjen e një stoku të konsiderueshëm borxhi të papaguar të qeverisë së mëparshme dhe kërcënimin e një kolapsi. Ky do të jetë buxheti më i madh. Këtë vit do të hyjë për herë të parë ceku i bebes. Dua të sqaroj edhe njëherë nëse janë binjakë apo trinjakë. Për të gjitha rastet e binjakëve të dy marrin si të dytë dhe trinjakët si të tretë. Kështu që me jetë të gjatë dhe forca. Do të bëjmë edhe një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli, të gjitha kategoritë, qëllon një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar që kemi pasur disa zhvillime pozitive, kështu ka qenë për rritjen e pagave. Për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10%, në arsim 7% dhe ushtarakët 5-7%”- deklaroi kryeministri Edi Rama. Sipas tij buxheti i ri do të mbështesë një numër politikash të reja.
“700 mln euro nga mbyllja e basteve shkojnë për konsumin familjar”
Rreth 700 milion euro nga mbyllja e basteve do të shkojnë për konsumin racional të familjeve, deklaroi kryeministri Rama në Këshillin Ekonomik Kombëtar, ku deklaroi se përfitues do të jenë edhe prodhuesit e qumështit, të cilët do të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese për konsum familjar.
“Më ndalimin e basteve prodhuesit e qumështit, dhe të gjithë të tjetër, duhet të konsiderojnë faktin që kalkulojmë një mesatare, që mund të jetë pak më e lartë apo më e ulët prej 700 milion eurosh, që do shkojnë nga lumi deh llumi i basteve në konsumin racional të familjeve. Do të ketë shumë më tepër kapacitet për konsum për familjarë, dhe do të shikoni edhe ju përftimin tuaj. Po në radhë është përfitimi i grave, i nënave, i prindërve”- deklaroi kryeministri Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

