Rama: Raporti i OSBE i certifikon zgjedhjet si legjitime. Opozita po dëmton imazhin e vendit

OSBE/ODIHR publikoi dje raportin më kritik për zgjedhjet në Shqipëri, por kryeministri Edi Rama e sheh këtë dokument si një vlerësim pozitiv.

Ai thotë se akuzat e opozitës për raportin nuk qëndrojnë.

“Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin, e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka certifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!”,- shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, kreu i qeverisë shprehet se “zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?