FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Studentët ekselentë punë në administratë, tepsia mori fund!

Kryeministri Rama në prezantimin e “Platformës së punësimit të studentëve ekselentë” në administratë u shpreh se ka ikur koha kur punësimet bëheshin përmes tepsisë së vjetër. Ai mes tjerash tha se të gjithë studentët ekselentë do të kenë mundësi punësimi.

“Protesta e studentëve ka një potencial shumë të madh për të bërë së bashku një transformim rrënjësor. Ne na dha një shtysë për të bërë të mundur edhe këtë program. Ky program nuk mund të bëhet pa ju, për një asryse shumë të thjesht.

Protesta dhe e gjithë kjo shfaqje shembullore, të shqetësimeve të reja për të hapur dyert e administratës na dhanë mundësinë edhe me partnerët ndërkombëtar, e kemi të domosdoshme  ta kapërcejmë ligjin. Me një VKM të gjithë më të mirët të jenë pjesë në administratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si do  qoftë kjo krijon një boshllëk, një pjesë dekurajohet dhe një pjesë tjetër thonë: Do të largohemi. Me këtë program ne e kapërcejmë ligjin. Falë kësaj proteste ne kapërcejmë të gjithë inercinë e tepsisë së hershme. Prioritet kanë ata që e janë më të mirët. Ky garantohet në mënyrë mekanike, ska nevojë për konkurs”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?