FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Studentët po pengohen, sot nis shpërndarja e fondeve në Universitete

Përmes tri postimeve në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve, që sot është zhvendosur në fakultete. Kreu i qeverisë thekson se ka marrë mijëra mesazhe nga prindërit dhe studentët që duan vijimin e mësimit normalisht.

”U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët”,-shkruan Rama.

Nga ana tjetër, Rama thekson gjithashtu se Universitetet kanë dorëzuar në MAS listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetje financiare në shlyerjen e tarifës dhe akordimin e bursës 10 mijë lekë të reja për studentët ekselentë dhe ata në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student”,-shkruan më tej Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?