FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama sulmon BE dhe thotë se ka gati marrëveshjen për vaksinën në muajin janar

Placeholder Image

Kryeministri Edi Rama thotë ka arritur marrëveshje në parim me kompaninë Pfizer për të nisur vaksinimin anti-covid në muajin janar në Shqipëri.

Në një reagim në Twitter, teksa thotë se vaksinimi do nisë shumë shpejt, Rama nuk i kursen qëndrimet e tij kundër BE-së për diferencimin që i bëri në këtë proces Ballkanit.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!
I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”,- shkruan Rama në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?