FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama te Doganat: Në 2016, performancë më të mirë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Cani dhe Ahmetaj për më shumë se 60 minuta morën pjesë në një analizë për punën në Drejtorinë e Përgjithëshme të Doganave.

Burime nga kjo mbledhje i thanë Top-Channel se, që në fillim kryeministri u shpreh se pjesëmarrja e tij në këtë takim lidhej me “motivimin e të zgjedhurve të rinj në drejtimin e doganave shqiptare”.

“Askush prej jush tashmë që ka një detyrë të re nuk duhet të flejë mbi dafina”, citohet të ketë thënë kryeministri. Rama ka kërkuar rritje të performacës, por edhe përmirësimin e shërbimeve që i ofrohen biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri ka paralajmëruar drejtuesit e rinj se, nëse situata me realizimin e planit nuk përmbushet, atëherë ndëshkimet nuk do të mungojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa drejtoresha e përgjithëshme e Doganave, Pranvera Fagu ka bërë një rezyme të shkurtër çfarë shkoi mirë dhe keq gjatë vitit 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?