FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama te “Varrezat Kombëtare” në SHBA: Moment krenarie

“Një emocion i fortë, një vend unik, një moment krenarie si Kryeministër i Shqipërisë.” – e cilësoi Kryeministri Rama këtë moment gjatë një prononcimi për mediat.

Gjeneral Bradley A. Becker, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane së Distriktit Ushtarak të Washingtonit priti Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama, gjatë një ceremonie nderi të Forcave të Armatosura të Vendosjes së Kurorës me Lule në varrin e ushtarit të panjohur në Arlington, Varrezat Kombëtare.

Ceremonia e vendosjes së kurorës u mbajt në nder të vizitës zyrtare të Kryeministrit në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam thellësisht i prekur nga këto homazhe dhe solemniteti i jashtëzakonshëm i një ceremonie të tillë. Sigurisht jam krenar që si Kryeministër i Shqipërisë me jepet mundësia që përmes kësaj pjese të vizitës sonë zyrtare në Uashington të dëshmojmë respektin më të thellë për heronjtë e këtij vendi të madh dhe njëkohësisht, përmes kësaj dëshmie të rikonfirmojmë miqësinë, partneritetin dhe sigurisht, gatishmërinë tonë për të qenë në krah të SHBA në çdo sfidë të përbashkët, si anëtarë të NATO-s dhe si partnerë strategjikë,” – ishte përjetimi i Kryeministrit Rama pas homazheve, në një nga çastet më të ndjera të ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar në këtë ceremoni nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?