Rama tregon historinë: Për ata që i kanë sytë, por i pengon mllefi të shohin
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook historinë e qytetarit Halim Llaha, i cili ka gjetur zgjidhje sipas tij tek platforma e bashkëqeverisjes.
Qytetari në vitin 2011 kishte marrë një faturë 60 mijë lekë për mbifaturim, ndërsa punonjësit nuk pranonin ta hiqnin pa e paguar fillimisht dhe më pas të bënte ankesën.
Sipas Ramës, pas ankesës te platforma, qytetari ka marrë përgjigje për 8 ditë duke zgjidhur problemin. Kryeministri shkruan se kjo është një tjetër histori për ata që i mllefi i pengon të shohin.
Statusi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe pa u mërzitur me disa që i kanë sytë për bukuri, po mllefi i pengon të shohin, e me vullnetin e palëkundur për t’iu gjendur pranë çdo njeriu të zakonshëm në nevojë për ndihmë, ju uroj një fundjavë të qetë ?
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2229758533950737/
KOHA JONË SONDAZH

