Ramën e braktisin edhe të vetët, kudo ku shkon (Video)
Kryeministri Edi Rama vijon fushatën e elektorale për zgjedhjet vendore pa garë dhe pa dekret të Presidentit. Mirëpo, me një fushatë në këto kushte, as të vetët nuk e presin më. Kudo ku shkon merr me vete nga 2 autobusë me militantët dhe bën takim me administratat e bashkive.
Në çdo takim që ai zhvillon më shumë se gjysma e karrigeve që vendosen për t’u dukur sikur gjoja janë shumë njerëz, janë bosh.
Kështu ka ndodhur edhe më Maliq edhe pse kryebashkiaku i kësaj qyteze Gëzim Topçiu, sipas disa mesazheve të publikuara nga ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, kërcënonte punonjësit e tij që të sillnin nga 4 njerëz me vete.
Në vijim shihni pamjet në një nga mitingjet e Ramës:
KOHA JONË SONDAZH

