Raporti i OSBE: Gjykata Kushtetuese, e vetmja që vendos për dekretet e Presidentit

Në raportin me përfundimet paraprake për votimet e 30 qershorit, OSBE flet edhe për dekretet e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e parë për zgjedhjet lokale dhe më pas nxjerrjen e një tjetër dekreti ku zgjedhjet përcaktoheshin më 13 tetor.

Sipas OSBE-së, Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ që mund të vendosë në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të presidentit.

Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit”, thuhet në raport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, një vendim i KQZ me shumicë anëtarë të PS dhe më pas Kolegjit Zgjedhor për të mos çregjistruar Partinë Uniteti Kombëtar nga 30 qershori, u interpretua përpara votimeve si rrëzim i dekretit të presidentit Meta.
Top Channel

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?